Arrestohen dy persona për sulm ndaj Policëve

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për sulm ndaj Policëve

Më: 7 janar 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë në kryerje të detyrës në rrugën Bajram dhe Gursel Sylejmani në Ferizaj .

Ndërsa, si pasojë e sulmit të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor

 “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për media./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat