Aksident i rëndë në Gremnik, shkak mjegulla e madhe

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Gremnik, shkak mjegulla e madhe

Më: 8 janar 2018 Në ora: 09:25
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjakovë, saktësisht në Gremnik të Klinës.

Një veturë “Mercedes” taksi, është parë shkatërruar ndërsa sipas lexuesve deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mjegullës së madhe.

Tani në vendin e aksidentit është paraqitur Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me rastin.

Nuk ka informacione për viktima ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat