Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, afër rrugës për te fshati Mramor.
Sipas Policisë, në këtë aksident ka humbur jetën një qytetar.
“Në këtë aksident një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar”, ka thënë komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, majori Milaim Fejzullahu.
Sipas komandantit të Policisë, duket se kemi të bëjmë me vetaksident të një kamionete.
Një qytetar ka dërguar një foto nga vendi i ngjarjes.
Qytetari ka treguar se ka parë njerëz të gjakosur të shtrirë buzë rrugës.