Arrestohet personi me të meta psikike, sulmoi vëllain dhe policët

Kronikë e zezë

Arrestohet personi me të meta psikike, sulmoi vëllain dhe policët

Nga: Bota sot Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Një person në fshatin Velekincë të Gjilanit të hënën është arrestuar një person me të meta psikike pasi sulmoi vëllain dhe policët.

Policia raporton se i dyshuari me të meta psikike pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me mjete të forta vëllain e tij dhe më pas gjatë intervenimit edhe dy zyrtar policorë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

 Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat