Zihen në Facebook tre persona nga Klina, ja çfarë iu bëri Policia

Kronikë e zezë

Zihen në Facebook tre persona nga Klina, ja çfarë iu bëri Policia

Nga: Bota Sot Më: 10 janar 2018 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi që të njëjtit, pas një zënke në Facebook, janë rrahur në mes vete.

Siç bën të ditur PK-ja, rasti ka ndodhur dje në fshatin Radulloc të Klinës rreth orës 17:00, përcjell Bota sot.

Si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar tre të dyshuarit, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me urdhër te prokurorit  të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat