Kapet gomonia 7 metra e gjatë në Zvërnec. Përdorej për trafik droge?

Kronikë e zezë

Kapet gomonia 7 metra e gjatë në Zvërnec. Përdorej për trafik droge?

Më: 10 janar 2018 Në ora: 12:56
Ilustrim

Është bllokuar sot nga policia në plazhin Zvërnecit një gomone 7 metra e gjatë.

Paraprakisht dyshohet se mjeti lundrues përdorej për transportin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Gomonia është 7 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë të fuqishëm. Mësohet se dy personat që ndodheshin në gomone braktisën mjetin dhe u larguan. 

Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur verifikimet nëse në mjet ka ndonjë sasi droge të fshehur, të gatshme për transport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat