Raportohet zhdukja e një të miture nga Tetova

Kronikë e zezë

Raportohet zhdukja e një të miture nga Tetova

Më: 10 janar 2018 Në ora: 13:27
Ilustrim

Të martën është zhdukur një vajzë 13 vjeçare nga fshati Gllogjë i Tetovës. Rastin në polici e ka paraqitur vëllai i saj S.Sh. (24).

Sipas tij, 13 vjeçarja është larguar nga shtëpia në ora 7 të mëngjesit. Policia njofton se po merren masa për gjetjen e vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat