Sekuestrohen 148 kg marihuanë, arrestohet 36-vjeçari

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 148 kg marihuanë, arrestohet 36-vjeçari

Më: 10 janar 2018 Në ora: 17:02
Ilustrim

Një 36-vjeçar nga Borizani i Fushë Krujës është vënë në pranga nga policia pasi i janë gjetur një sasi prej 148 kg marijuanë.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollin në banesën e Shpëtim Kolës u gjet dhe u sekuestrua sasia e drogës.

“Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat