Ofendon zyrtarët policorë, arrestohet një person në Drenas

Kronikë e zezë

Ofendon zyrtarët policorë, arrestohet një person në Drenas

Nga: Bota Sot Më: 11 janar 2018 Në ora: 10:53
Policia e Kosovës gjatë një aksioni të mëhershëm

Një person është arrestuar mbrëmë në fshatin Llapushnik të Drenasit, pasi që i njëjti në gjendje të dehur, nuk kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policor, të cilët e kishin sinjalizuar atë që të ndalonte veturën.

Pasi i dyshuari është ndaluar, ka filluar të fyejë dhe ofendojë verbalisht zyrtarët policor.

“I dyshuari është dërguar në tretman mjekësor pasi ankohej se kishte dhimbje koke”, thuhet në raportin e PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat