Refuzoi lidhjen, 22-vjeçari tenton të vrasë të miturën

Kronikë e zezë

Refuzoi lidhjen, 22-vjeçari tenton të vrasë të miturën

Më: 11 janar 2018 Në ora: 15:47
Arma e te riut

Një 22-vjeçar ëhstë arrestuar nga policia e Divjakës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një vajze 14-vjeçare, pasi kjo e fundit kishte refuzuar një lidhje me të.

Policia ka vënë në pranga në kohë rekord Bajram Krasniqin nga Babunja. Fatmirësisht e mitura nuk ka pësuar dëmtime ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 3 gëzhoja armë automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat