Arrestohen tre persona pasi revoltohen me mjekët dhe sulmojnë policët - Bota Sot
Arrestohen tre persona pasi revoltohen me mjekët dhe sulmojnë policët

Kronikë e zezë

E premte, 20 korrik 2018

Arrestohen tre persona pasi revoltohen me mjekët dhe sulmojnë policët

Më: 12 janar 2018 Në ora: 10:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona pasi ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe më pastaj kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë në Shtëpinë e Shëndetit në Istog.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas konstatimit nga mjeku kujdestar se: ,,axha i tyre nuk kishte shenja jete”, të dyshuarit ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe gjatë ndërhyrjes policore të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test