Përsërit dhunën ndaj bashkëshortes, por këtë herë shqiptari e pëson keq

Kronikë e zezë

Përsërit dhunën ndaj bashkëshortes, por këtë herë shqiptari e pëson keq

Më: 13 janar 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Dhuna e shqiptarit ndaj bashkëshortes në Itali e ka çuar atë para drejtësisë.

Ngjarja ka ndodhur në Fiuggi, kur shqiptari 42-vjecar ka dhunuar gruan në sy të tre fëmijëve të mitur. Mediat italiane duke mos bërë me dije emrin e tij shkruajnë se ai ishte i njohur nga forcat e rendit në zonë, pasi ishte i denoncuar më parë nga gruaja në vitin 2016 pas një episodi dhune. Por, gruaja e tërhoqi denoncimin dhe e fali dhe ai nisi të hetohej i lirë.

Së fundi duket se e ka rënduar situatën edhe më tej, pasi e ka dhunuar atë në sy të tre fëmijëve. Raportimi vjen nga qendra e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Tashmë shqiptari nuk ka më të drejtë tu afrohet fare as gruas e as fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat