Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, më saktë në fshatin Bardhaj të këtij rrethi. Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë një sërë medikamentesh përnjëherë.
Vajza që ka tentuar t’i japë fund jetës është shtetasja A.B 18 vjeçe e cila ka pirë 19 kokrra paracetamol. Për fat të mirë, ajo gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Akoma s’dihen arsyet e ngjarjes.