Policia zbulon detaje të reja për aksidentin në Prishtinë ku vdiq një person

Kronikë e zezë

Policia zbulon detaje të reja për aksidentin në Prishtinë ku vdiq një person

Nga: Bota sot Më: 15 janar 2018 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin që ka ndodhur në Prishtinë, nga i cili ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, përcjell Bota sot.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje,  vetura e tipit “Toyota Korolla , ngjyrë e bardhë , me targa të Kosovës dhe vetura e tipit  “Golf  IV”, ngjyrë hiri me targa  të Shqipërisë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vendngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

Rr. H. 38 vjeç,  ( vozitësi i veturës Golf IV), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje.

Ndërsa personat e tjerë të lënduar ( pasagjerë në veturën Toyota), janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident një person B.B 28 vjeç    (ngasësi i automjetit Toyota), është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjatë vitit 2017 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur  7.643 aksidente trafiku prej tyre:

31 Aksidente trafiku me pasoja fatale – 35 persona të vdekur, 2.346 Aksidente trafiku me të lënduar – 4.598 persona të lënduar, si dhe 5.266 Aksidente trafiku me dëme materiale.

“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale  dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në apelin e Policisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat