6 vite burg për 36-vjeçarin që ngacmoi seksualisht të bijën

Kronikë e zezë

6 vite burg për 36-vjeçarin që ngacmoi seksualisht të bijën

Më: 15 janar 2018 Në ora: 13:06
ilustrim

Pas denoncimit nga ana e bashkëshortes se 36 vjeçari ngacmonte seksualisht të bijën, tashmë ka ardhur edhe vendimi nga Gjykata e Korçës. 6 vite burg është masa e caktuar për 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Akuza ndaj 36-vjeçarit nga fshati Leminot, u ngrit nga bashkëshortja e tij, e cila në shtator të vitit të kaluar e denoncoi në policinë e Korçës. Ajo është rrëfyer se Edison Shuli kishte kryer ngacmime të përsëritura ndaj vajzës së tyre 5-vjeçare.

Pas denoncimit të ngjarjes së rëndë, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se vajza e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga i ati.

Po kështu, pas mbledhjes së provave dhe ngritjes së akuzës, Gjykata e Korçës ka dënuar me 6 vite burg 36-vjeçarin Edison Shuli, i cili akuzohet për “Kryerjen e veprave të turpshme me vajzën e tij të mitur”, si dhe “dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat