Arrestohet "polici” në flagrancë

Kronikë e zezë

Arrestohet "polici” në flagrancë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:07
Ilustrim

Rreth orës 10:30, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një shtëpi në rrugën “Besnik Kastrati” një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi për të kryer bastisje dhe se i njëjti ishte prezantuar si zyrtar policor.

Një patrullë policore që ishte duke lëvizur në afërsi të lokacionit ka reaguar me shpejtësi dhe e ka zënë në flagrancë të dyshuarin.

Gjatë kontrollit në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar për narkotik. Më pas është bërë identifikimi i të njëjtit i cili rezulton të jetë me mbiemër Deliaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohet nën masën e arrestit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat