Sekuestrohet një kallashnikov në Mamushë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet një kallashnikov në Mamushë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 16:09
Ilustrim

Hetuesit rajonalë nga Prizreni në bashkëpunim me policinë e Mamushës kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.

Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe shtatë gëzhoja të armës të kalibrit 7.62mm. 

Arsyeja për bastisje në Mamushë thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale. 

Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat