Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tyre.
Si pasojë një femër ka pësuar lëndime trupore te cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.