Policia zbulon detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Kronikë e zezë

Policia zbulon detaje nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Nga: A.Zh Më: 17 janar 2018 Në ora: 10:38
Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Sipas Policisë, Ivanoviq është goditur me armë zjarri nga persona të dyshuar të panjohur dhe pas dërgimit në spitalin e Mitrovicës, ka ndërruar jetë.

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur dje rreth orës 08:24 në rrugën Sutjeska në Mitrovicë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në  vende-ngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat