Zbulohen katër të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Zbulohen katër të dyshuar për vjedhje

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale të vjedhjeve në dy raste në qytetin e Ferizajt.

Vjedhjet kanë ndodhur në resortin “Milenium” dhe në pikën e shitjes, “Neptun”. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale. 

Të dyshuarit, B.S. (20 vjeç),   H.R. ( 20 vjeç), D.A. dhe A.R. me datën 5 tetor 2017 me forcë kanë depërtuar në ambientet e resortit “Milenium” dhe nga arka metalike kanë marrë 17 mijë euro. Ndërsa në pikën e shitjes “Neptun” në Ferizaj, më datën 23 shkurt kanë marrë pajisje të ndryshme,  (Llap top, telefona celular dhe IPED) në vlerë të përgjithshme rreth 15 mijë euro. 

Gjatë intervistimit  dhe  në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera. Të dyshuarve,  prokurori i shtetit ua ka vazhduar masën e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat