Katër shqiptarë kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura, ja çfarë ndodhi - Bota Sot
Katër shqiptarë kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura, ja çfarë ndodhi

Kronikë e zezë

E shtunë, 26 maj 2018

Katër shqiptarë kapen me 10 mijë euro mallra të vjedhura, ja çfarë ndodhi

Më: 17 janar 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e vjedhjes dhe të grabitjes së shtëpive. Në pranga kanë përfunduar Kasem Stafa 42 vjeç, person me precedent penal, Krenar Xheli 23 vjeç, Andi Xhiveshi 21 vjeç, Renato Bajraktari 28 vjeç. Ata u arrestuan nga policia në Giugliano me materiale të vjedhura gjatë natës së shkuar, ku grabitën banesën e një 44-vjeçari italian.

Kërkimi i makinës çoi në zbulimin e pasurive të vjedhura, stoli dhe sende të tjera me vlerë 10 mijë euro si dhe tri pushkë gjuetie, të vjedhura në një banesë tjetër të një 63-vjeçari. Pak më vonë, u zbulua se ishte grabitur edhe një banesë tjetër në San Tammaro në pronësi të një 54 vjeçari. E gjithë pasuria e vjedhur u është kthyer pronarëve. Të arrestuarit janë çuar në paraburgim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test