Radhimë, sekuestrohet gomonia 9 metra e gjatë, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Radhimë, sekuestrohet gomonia 9 metra e gjatë, policia jep detajet

Më: 18 janar 2018 Në ora: 09:48
Ilustrim

Një gomone e braktisur në breg të detit është gjetur në Radhime. Policia e Vlorës bën me dije se gomonia është 9 metra e gjatë dhe me dy motorë.

Njoftimi i policisë: 

Gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat