Me armë elektrike me vete, arrestohet 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Me armë elektrike me vete, arrestohet 27-vjeçari

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kap me armë të ftohta me vete.

Policia vuri në pranga Fatjon Myrtaj, 27 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar, në qytetin e Lushnjes, rezultoi se mbante me vete një paisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta “Trullosëse elektrike” dhe një palë praga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat