Arrestohet një burrë, ushtronte dhunë ndaj gruas

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë, ushtronte dhunë ndaj gruas

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:21
Ilustrim

Policia e Prizrenit njofton se dje rreth orës 14:00 Policia e Stacionit policor “Veriu” në Lubizhdë e ka arrestuar një qytetar në cilësi të personit të dyshuar ngase ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka konsumuar elemente të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas raportit të Policisë i dyshuari rreth orës 12:00,  ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërsa, i dyshuari, me urdhër të prokurorit të shtetit ndalet nën masën e arrestit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat