Kokainë në lokal, arrestohet 25-vjeçari nga Kurbini

Kronikë e zezë

Kokainë në lokal, arrestohet 25-vjeçari nga Kurbini

Më: 18 janar 2018 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, policia e Lezhës bën me dije se ka vënë në pranga ditën e djeshme një persona që shpërndante kokainë.

Alfons Lleshaj, 25 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambientet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojëra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ai i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore

Policia thotë se lënda narkotike, kompjuterët e lojërave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa, lidhur me ngjarjen, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të Alfons Lleshaj për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat