Policia zbulon në një lokal nate 11 femra të huaja që punonin ilegalisht - Bota Sot
Policia zbulon në një lokal nate 11 femra të huaja që punonin ilegalisht

Kronikë e zezë

E mërkurë, 15 gusht 2018

Policia zbulon në një lokal nate 11 femra të huaja që punonin ilegalisht

Më: 18 janar 2018 Në ora: 16:11
Ilustrim

Policia e Kosovës, natën ndërmjet 17 dhe 18 janarit ka realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar disa femra  të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj.

Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga Republika e e Serbisë dhe tetë nga Republika  e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole,  tri shufra metali,  një boks metali,  dy thika dhe  një sprej 

“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij  objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në një njoftim nga Policia.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test