Sekuestrohen armë në një shtëpi në Prizren

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë në një shtëpi në Prizren

Më: 19 janar 2018 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia e Prizrenit në ka kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike të kalibrit 7.62mm.

 Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale  te i dyshuari L B.

Po ashtu gjatë  intervistës  se personit të dyshuar A D i njëjti ka treguar agresivitet ndaj personit zyrtare ku edhe e ka sulmuar atë.

Kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme ku me urdhër të Prokurorit të shtetit  rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat