Policia gjen granata, kallashnikov dhe municion në Pejë

Kronikë e zezë

Policia gjen granata, kallashnikov dhe municion në Pejë

Më: 19 janar 2018 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjetur granata dore dhe armë të ndryshme në një shtëpi në Pejë.

Sipas raportit të Policisë gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën  “Jeton Dedushaj”,  në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dy granata dore, 1 AK/47, 2 fishekë, 1 thikë, 2 gëzhoja, 68 krehër për municion dhe pajisje për pastrimin e armës. 

I dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit i pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat