Një i dënuar për abuzim me fëmijën e tij ka ndërruar jetë në ambientet e një burgu, në Angli.
Ai u burgos pasi kishte abuzuar seksualisht me fëmijën e tij, gjashtë herë gjatë një viti e gjysmë.
Abuzimi u zbulua kur djali i tregoj nënës për “gjëra të pista” e të cilat u hetuan nga policia pas raportimit të nënës së fëmijës, shkruan Daily Mirror.
Po ashtu, një dëshmitar kishte parë një imazh kur ai abuzonte seksualisht me fëmijën e tij rreth moshës pesë dhe gjashtë vjet atë kohë.
Ai i kishte mohuar akuzat, por ishin dëshmitë ata të cilat vërtetuan fajësinë e tij, ku u dënua me gjashtë vite e gjysmë për abuzim.