Vdes një person në një aksident në Gjilan - Bota Sot
Vdes një person në një aksident në Gjilan

Kronikë e zezë

E martë, 21 gusht 2018

Vdes një person në një aksident në Gjilan

Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:25
Pamje nga aksidenti

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni në Kmetoc të Komunës së Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjilanit Shaban Azizi e konfirmoi aksidentit por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast.

“Një aksident ka ndodhur në Kmetoc një person ka vdekur ende nuk i dimë rrethanat për detaje të tjera ju njoftojmë më vonë”, tha Azizi. 

Kryeprokurori i prokurorisë në Gjilanit, Jetish Maloku per Kallxo ka sqaruar rrethanat e vdekjes.

Maloku ka thënë  se i ndjeri ka humbur kontrollin e automjetit me c’ rast ka mbetur varur në një mbrojtëse të urë. Gjatë tentativës për ta nxjerrë nga vetura vozitësi është rrëzuar dhe kjo ka qenë fatale” ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se viktima po udhëtonte me makinë së bashku me gruan dhe vajzën.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test