Italiani vdes në spitalin e Vlorës, bashkëshortja akuzon mjekët

Kronikë e zezë

Italiani vdes në spitalin e Vlorës, bashkëshortja akuzon mjekët

Më: 21 janar 2018 Në ora: 06:42
Ilustrim

Një 66-vjeçar italian ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Vlorës. Viktima është Vittorio Canali, ndërsa gruaja e tij ka fajësuar mjekët për këtë ngjarje, duke bërë edhe kallëzim penal.

"Shtetasia E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj shtetasi V.C., 66 vjeç, ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor", sqaron policia.

Për këtë rast policia e Vlorës ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ''Mjekimi i pakujdesshëm'', të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat