Drenas: Rrah gruan e tij, arrestohet

Kronikë e zezë

Drenas: Rrah gruan e tij, arrestohet

Nga: Bota sot Më: 21 janar 2018 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person në Drenas, për shkak se ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Siç njofton PK-ja, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë jane gjetur dhe konfiskuar 13 fishek të kalibrit 7.62 mm, 3 fishek të pistoletës dhe një gëzhojë.

“Me urdhër të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raporin 24-orësh të Policisë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat