Ariela e parashikoi fundin e saj? Fjalët e Arielës ngrenë dyshime të forta

Kronikë e zezë

Ariela e parashikoi fundin e saj? Fjalët e Arielës ngrenë dyshime të forta

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:09
Ariela me Saimir Tahirin

“Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”. Këto kanë qenë fjalët e Arielës vitin e shkuar, teksa ka publikuar në internet foto duke bërë qitje në një poligon në kryeqytet.

Duket se vajza që u vra me armë sot në kryeqytet nga djali që donte të ishte i dashuri i saj, e kishte parashikuar fatin, ose fundin e hidhur.

Gjithçka mund të jetë thjesht një rastësi, ose një parandjenjë e keqe e shfaqur pa vetëdijen e saj. Vajza trime shprehet ndër të tjera se nuk trembet as nga armët e as nga njerëzit.

Ariela përndiqej prej kohësh nga Aldosen Beluli, deri sa sot ai arriti që ta ndalonte përpara fakultetit të mjekësisë dhe pas refuzimit të vazhdueshëm të vajzës, ai e qëlloi me disa plumba, e më pas drejtoi armën nga vetja.

Duke vëzhguar profilin e 21-vjeçares me origjinë nga Berati, vëmë re edhe simpatinë e të rese për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahirin. Ajo ka publikuar një foto përkrah tij, duke u komplimentuar më pas nga ndjekësit.,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat