Kalon ilegalisht rrethojat në kampin “Bondsteel”, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Kalon ilegalisht rrethojat në kampin “Bondsteel”, arrestohet nga policia

Nga: Bota sot Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:51
Bondsteel

Një person ka kaluar ilegalisht rrethojat në kampin ushtarak amerikan në Sojevë të Ferizajt, “Bondsteel”, gjatë ditës së djeshme.

Njësiti i sigurimit të KFOR-it ka raportuar se një i dyshuar i cili besohet se është me të meta psikike ka kaluar ilegalisht rrethojën dhe në mënyrë ilegale është futur brenda në kamp.

Pas rastit, njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin e gjinisë mashkullore,  i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, kjo nuk është hera e parë që ky person tenton të kalojë ilegalisht këto rrethoja./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat