Vetura godet këmbësoren në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vetura godet këmbësoren në Mitrovicë

Nga: BS Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:00
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë një i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën VW Golf me targa vendore nga pakujdesia godet këmbësoren-viktimën femër K-Boshnjake, përcjellë “Bota sot”.

Sipas raportit 24 orësh, si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat