Nënë e bir u gjetën të djegur. Dalin të tjera detaje, ndalohen 5 persona

Kronikë e zezë

Nënë e bir u gjetën të djegur. Dalin të tjera detaje, ndalohen 5 persona

Më: 22 janar 2018 Në ora: 12:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia po vijon të hetojë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Vlorë, ku nënë e bir u gjetën të djegur në banesë.

Slevie dhe Olsi Hoxhallari, ishin kthyer pak kohë më parë nga Gjermania, por ditën e djeshme u gjetën të djegur në banesë.

Fillimisht u dyshua për një ngjarje aksidentale, por pasi u zbuluan shenja dhune në trupin e viktimave, nisën dyshimet për vrasje.

Mmësohet se ditën e sotme janë shoqëruar dhe pesë persona të tjerë të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen.

Po ashtu bëhet me dije se një person tjetër është shpallur në kërkim pasi polica ka dyshime të forta se ai ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Emri të shpallurit në kërkim nuk bëhet ende me dije, pasi ngjarja është ende në hetim.

Policia ka liruar dhe familjarët e viktimave, të cilat kanë qenë të shoqëruar ditën e djeshme për të dhënë dëshminë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat