Kapet drogë dhe municione në Vlorë, dy në pranga

Kronikë e zezë

Kapet drogë dhe municione në Vlorë, dy në pranga

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:32
Pamje nga aksioni

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të municioneve. Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit Aleksandër Rakipaj 30 vjeç banues në Vlorë dhe Mringlen Musta 26 vjeç banues në Lubonjë, Korçë. Arrestimi i tyre u krye pasi në lagjen “24 Maji”, shtetasit M.Musta i është konstatuar nga Policia, në zgavrën e biçikletës së tij 2.20 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, kurse shtetasit A.Rakipaj i janë gjetur në banesë 292 fishekë luftarak model 56.

Ndërkohë, në lagjen “Osman Haxhiu” brenda një makine tip “Benz” pa targa është gjetur dhe sekuestruar një sasi e lëndës narkotike prej 60 kilogramë. Po vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie jashtëligjore. Po vijon puna për hetimet në lidhje me rastin. Materialet iu kaluan Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat