Trafikanti Grek kapet në kufirin me Shqipërinë me 30 kg kanabis

Kronikë e zezë

Trafikanti Grek kapet në kufirin me Shqipërinë me 30 kg kanabis

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:31
Kanabisi

Në afërsi të kufirit me Shqipërinë është arrestuar një shtetas grek, që akuzohet për futjen në vend të një sasie të konsiderueshme droge.

56 vjeçari u ndalua pas një operacioni të koordinuar, në rrugën që lidh vendbanimin kufitar Nestorio me Kosturin.

Në makinën e tij u gjetën dy çanta udhëtimi, brenda të cilave ndodheshin 38 qese plastike të mbushura me kanabis. Pesha e përgjithshme e drogës rezultoi 39,3 kilogramë.

Nga kontrolli që u realizua pas arrestimit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 177 fara kanabisi, një peshore precizioni elektronike dhe 32 pilula me medikamente narkotike.

56 vjeçarit iu sekuestrua edhe automjeti, dy telefona celularë, si dhe 200 euro që kishte me vete.

Policia po vazhdon hetimet, ndërsa dyshon se ai e kishte marrë drogën në dorëzim diku në kufirin e gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat