Gjendet një predhë në lagjen “Sporti” në Gramsh, në vendin e quajtur ish-reparti ushtarak.
Predha u gjet nga gërmimet që është duke kryer firma që po ndërton një pallat për të përmbyturit në liqenin e Banjës. Predha mendohet të jetë e kalibrit 120, e mbetur aty që nga viti 1974, në atë vit kur ka ndodhur edhe shpërthimi i repartit, shkruan BW.