Aksident trafiku afër Vushtrrisë, goditet polici

Kronikë e zezë

Aksident trafiku afër Vushtrrisë, goditet polici

Më: 24 janar 2018 Në ora: 20:05
Pamje nga vendi i aksidentit në Stanovc

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 në Stanovc të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Kallxo zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident lëndime ka pësuar një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës.

“Një polic i Njësisë së Trafikut të Mitrovicës është goditur nga një veturë derisa ishte në pikën e kontrollit në Stanovc të Vushtrrisë“, tha Zahiti.

Zëdhënësi tregoi për Kallxo se jeta e policit nuk është në rrezik.

Ai shtoi se polici ka pësuar lëndime pasi është goditur me pasqyrën e veturës.

“Personi që e ka goditur policin është ndalur në vendin e ngjarjes dhe nuk ka rrethana që çojnë në dyshime se është e qëllimshme”, tha zëdhënësi.

Ndërsa, një qytetar ka dërguar në Kallxo foto nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat