I dehur dhe i armatosur, sulmon policët

Kronikë e zezë

I dehur dhe i armatosur, sulmon policët

Më: 25 janar 2018 Në ora: 11:20
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në lagjen ‘Arbanë’ të Prizrenit, pasi që i njëjti nën ndikim të alkooli kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Gjatë arrestimit, lëndime të lehta trupor kanë pësuar tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me katërmbëdhjetë fishekë, njofton Policia.      

 Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat