Aksident në rrugën e Kombit, 5 persona të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën e Kombit, 5 persona të plagosur

Më: 26 janar 2018 Në ora: 10:56
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm një aksident u shënua në rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa 5 persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin, ku mjeti është përplasur me trafikndarësen në rrugën e Kombit.

Personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin rajonal.

Kukës.

Informacion paraprak.

Më datë 26.01.2018, në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në vendin e quajtur sipër "Fushë-Dukagjinit", mjeti tip "Benz" me drejtues mjeti shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove.

Për pasojë është dëmtuar shtetësja pasagjeria L.M. banuese në fshatin Kalimash Kukës, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit.

Si dhe ka marrë dëmtime të lehta shtetësja A.M., 5 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat