Kontrabandë të mallrave dhe shmangie nga tatimi, arrestohen 6 persona

Kronikë e zezë

Kontrabandë të mallrave dhe shmangie nga tatimi, arrestohen 6 persona

Më: 26 janar 2018 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë dhe katër shtetas të Kosovës, të cilët në vazhdimësi merreshim me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandë me mallra’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka bërë arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.

Sipas policisë, dy të dyshuar shtetas të Maqedonisë, bënin furnizimin me mallra-metale të çmuara nga Maqedonia, duke ikur nga pagesa doganore, ndërsa katër të dyshuar shtetas të Kosovës, shmangeshin nga pagimi i tatimeve të parapara me ligj.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, në pesë rajone: Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, është kryer kontrolli i lokaleve të argjendarive, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes të provave për veprimtarinë kriminale.

“Të dyshuarit e arrestuar janë: H. R.  lindur me 1987  m/sh/maqedonas, S. R.  lindur me 1982 m/sh/maqedonas, V. K. lindur me 1979  m/sh/kosovar, V. H. lindur me 1961 m/sh/ kosovar, B. M. lindur me 1961 m/sh/ kosovar, F. K.  lindur me 1988 m/sh/ kosovar. Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale 3 kg e 850 gramë stoli ari, 5 kg stoli argjendi, 3 revole kalibrash të ndryshëm, 97 fishekë, 1 veturë,3 telefona”, thuhet në komunikatë.

Personat e dyshuar, dy prej tyre, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore, ndërkaq katër janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat