Sulmon djalin e vet, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon djalin e vet, arrestohet

Më: 27 janar 2018 Në ora: 13:29
Ilustrim

Policia  e Kosovës ka njoftuar se në Gllogoc është arrestuar një person pasi që ka  sulmuar fizikisht djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit  ka kanosur dhe sulmuar fizikisht  djalin  e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 30 copë fishekë”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat