Aksident i rëndë në Kaqanik, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Kaqanik, policia jep detaje

Më: 27 janar 2018 Në ora: 19:17
Policia e Kosovës

Një aksident i rëndë  mes dy veturave ka ndodhur në Grykën e Kaçanikut, konkretisht afër tunelit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, zjarrfikësit, si dhe dy ambulanca për të ju dhënë ndihmë të lënduarve në aksident.

Nga ky aksident janë shkaktuar kolona të gjata të veturave në pritje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, ka dhënë detaje nga aksidenti.

Gashi ka thënë se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona, që sipas mjeku nuk kanë lendime serioze.

“Aksidenti ka ndodh në afërsi të Kaçanikut, te Gryka. Ka ndodhur mes dy veturave, ku shkak ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar, që sipas mjekut nuk janë të lëndime të serioze” ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat