Aksident komunikacioni në rajonin e Tetovës, lëndohen 5 persona

Kronikë e zezë

Aksident komunikacioni në rajonin e Tetovës, lëndohen 5 persona

Më: 28 janar 2018 Në ora: 18:39
Ilustrim

Në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Fiat Marea” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F.S.(52) nga Tetova dhe “Opel Zafira”, e drejtuar nga J.S. (39) nga fshati Pirok.

Në këtë aksident vozitësit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa 5 bashkëudhëtarët tjerë, 3 nga fshati Pirok dhe dy nga Tetova, kanë marrë lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për shërim shtëpiak.

Sipas të dhënave fillestare, shkak për këtë aksident është tejkalimi i pakujdesshëm, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat