Goditet me gurë treni që qarkullonte nga Shkupi për në Kërçovë

Kronikë e zezë

Goditet me gurë treni që qarkullonte nga Shkupi për në Kërçovë

Më: 28 janar 2018 Në ora: 22:02
Ilustrim

Disa persona të panjohur dje, rreth orës 17:00 e kanë goditur me gurë trenin e udhëtarëve numër 660 i cili ka lëvizur nga Shkupi drejt Kërçovës, kumtoi policia.

Rasti është paraqitur dy orë më vonë, rreth orës 19:00. Nuk ka të lënduar, është thyer xhami i një dritare të trenit. Merren masa për gjetjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat