Policia jep detaje për aksidentin në dalje të Fushë Kosovës

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në dalje të Fushë Kosovës

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm të ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, ku kanë konfirmuar se janë aksidentuar  disa vetura dhe kamionë, duke përfshirë edhe një veturë të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në aksidentin në të cilin janë të përfshira disa vetura, ky ishte një aksident i madh dhe nuk kemi dashur që njëherë të shqetësojmë opinionin për detaje më të hollësishme, nuk mund të flasim ende për të vdekur ngase ka pasur të lënduar të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në QKUK, ndërkaq që Policia e Kosovës po qëndron ende në vendin e ngjarjes” ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar se kamionë, vetura civile dhe të policisë së Kosovës janë aksidentuar në dalje të Fushë Kosovës në magjistralen Prishtinë- Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat