Aksident në Fier, dy të plagosur, arrestohet shoferi i “Opel”-it

Kronikë e zezë

Aksident në Fier, dy të plagosur, arrestohet shoferi i “Opel”-it

Më: 29 janar 2018 Në ora: 11:14
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur sot si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Fier-Kraps.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Mjeti  tip ‘Opel’ me drejtues Ledio Hysenaj 23 vjeç humbi kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë  janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S.T, 22 vjeç dhe F.H, 22 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”.

Ndërkaq, në prangat e policisë së Fierit përfundoi drejtuesi i mjetit Ledion Hysenaj, që dyshohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat