Prishtinë, aksioni i Policës si në filma, ka të arrestuar

Kronikë e zezë

Prishtinë, aksioni i Policës si në filma, ka të arrestuar

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 13:49
Ilustrim

Polica e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person që ishte në kërkim , ku i është gjetur edhe një armë në fshati Bardhosh të Prishtinës

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën, nuk i është ndalur një patrulle policore. Policia arrin më pas ta ndaloj veturën, por një pasagjer ka arritur që të ikë nga vetura. Gjatë ikjes i ka rënë në tokë një pistoletë me 9 fishekë dhe një celular. Kurse, ngasësi është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se është person i kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit  i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të arratisur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat